Kryetari i bashkisë së qytetit të lindjes së Joaquín “El Chapo” Guzmán po ndërton një muze për trafikantët famëkeq të drogës në Meksikë.
Kryetari i bashkisë së Badiraguato, José Luis López Elenes, tha se qëllimi i muzeut është të ngjallë interes për turizmin. Ai tha se është e pamundur të përjashtohet e kaluara e trazuar e El Chapo-s dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Ne nuk mund ta mohojmë historinë tonë”, tha López Elenes për gazetën lokale Noticiero Altavoz të martën. “Ne duhet ta njohim atë dhe do të punojmë mbi këtë bazë”.
Puna për ndërtimin e muzeut ka nisur në muajin maj, ndërsa qeveria ka dhënë rreth 730 mijë dollarë për ndërtimin e tij, i cili pritet të përfundojë në muajin dhjetor.