Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.

“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyee mbrapsht”, tha Zharko Trpevski, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.

Prej sot, në përputhje me vendimin e Qeverisë, janë hapur plotësisht vendkalimet kufitare në të gjithë territorin vendit pa kushte, respektivisht pa vendim për izolim ose deklaratë dhe pa PCR test.

Share This Article