“Nuk mund të vazhdoj më”/ U akuzua se keqmenaxhoi përmbytjet vdekjeprurëse të një viti më parë, jep dorëheqjen presidenti i rajonit të Valencias

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i rajonit autonom të Valencias, Carlos Mathon, njoftoi dorëheqjen e tij sot, pas presionit të fortë politik dhe zemërimit masiv publik për keqmenaxhimin e përmbytjeve vdekjeprurëse që i morën jetën 229 persona një vit më parë.

Mathon, anëtar i Partisë Popullore konservatore (PP), i kishte rezistuar thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë, pavarësisht zbulimeve se gjatë përmbytjeve, ndërsa banorët po mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre, ai qëndroi për më shumë se tre orë në një drekë me një gazetar.

Këmbëngulja e tij për të mos dhënë dorëheqjen shkaktoi një valë zemërimi në të gjithë Valencian, teksa mijëra demonstrues mbushën rrugët nën sloganin “Baltë në duart tona, gjak në duart e tij”. Sipas një sondazhi, 75% e banorëve të rajonit po bënin thirrje që ai të jepte dorëheqjen.

Më në fund, sot, Mathon iu nënshtrua presionit dhe njoftoi se po largohej nga presidenca e rajonit.

“Nuk mund të vazhdoj më”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij, në të cilin kritikoi ashpër qeverinë e Madridit për trajtimin e krizës. Ai nuk sqaroi nëse do të thërriste zgjedhje të parakohshme, apo nëse do të jepte dorëheqjen edhe nga parlamenti rajonal, gjë që do ta privonte nga imuniteti parlamentar, apo kush do ta pasonte përkohësisht.

Ai kishte argumentuar se “asnjë qeveri në botë nuk ka mjetet për të parandaluar një fenomen reshjesh intensive që thyen rekorde historike”.

Share This Article