“Nuk mundem, vazhdoje ti”, moderatorja e Mediaset shpërthen në lot për vdekjen e Silvio Berlusconit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajmi për vdekjen e Silvio Berlusconit ka tronditur opinionin italian. Më prekës, ka qenë për prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi të cilët e kanë pasur të vështirë për ta përcjellë lajmin te publiku ashtu siç duhet. Kjo pasi moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë. Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Silvio Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

Share This Article