Connect with us

Bota

“Nuk na duhet rikthimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor”, Blinken: NATO do të vazhdojë të ofrojë siguri për rajonin

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën në Bruksel se perëndimi nuk dëshiron të shohë rikthimin e konflikteve të së kaluarës në Ballkanin Perëndimor dhe NATO-ja do të vazhdojë të ofrojë siguri për rajonin.

“Kur e fillova këtë punë, në qendër të shqetësimeve tona dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani. Bosnja dhe më pas Kosova. Një gjë që nuk na duhet në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO-ja ka luajtur rol thelbësor për të ndihmuar shtetet e rajonit që të përparojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për qëndrueshmërinë më të gjerë evropiane”, tha sekretari Blinken duke theksuar se NATO-ja paraqet shtyllën kurrizore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Sekretari Blinken i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel në të cilin është diskutuar mes tjerash për situatën në Ballkanin Perëndimor, mes debateve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Advertisement

“Aleanca është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës, siç e kemi parë më herët gjatë këtij viti, duke vendosur trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Po ashtu kemi thelluar bashkëpunimin tonë me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po ashtu ishte pjesë e rëndësishme e bisedës sonë gjatë këtyre dy ditëve”, tha sekretari Blinken, para se të nisej për në Shkup ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në përfundim të takimit se incidenti në veri të Kosovës ishte një ngjarje serioze.

“Kjo vë në pah sfidat me të cilat përballemi në Kosovë dhe rëndësinë që palët të punojnë për shtensionimin e situatës, për t’u përmbajtur nga veprimet dhe çdo retorikë nxitëse që mund të rrisin më tej tensionet”, tha ai.

Rreth pesë mijë trupa të NATO-s kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, një mijë prej të cilëve u vendosën në terren pas ngjarjeve të muajit shtator.

Advertisement

Aleanca tha se po shqyrton shtimin afatgjatë të trupave për të ruajtur qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar këtë proces duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran

Published

on

By

Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.

Advertisement

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.

Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Published

on

By

Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.

Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.

Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.

Advertisement

“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.

Continue Reading

Bota

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Published

on

By

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Advertisement

Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.

“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.

Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Advertisement

Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.

“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në

Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK14 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania15 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

rajoni16 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota2 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending