“Nuk na ndal askush”/ Më shumë se 3 muaj luftë dhe Netanyahu nuk ka ndërmend të tërhiqet, ja sa do t’i kushtojë konflikti i armatosur Izraelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka e Izraelit vlerëson se rreth 210 miliardë NIS do të shpenzohen për luftën.

Ky institucion financiar vlerëson se që nga fillimi i luftës më 7 tetor, Izraeli ka investuar 24.7 miliardë NIS (6.6 miliardë dollarë) fonde shtetërore në aspekte të ndryshme të konfliktit të armatosur, duke përfshirë kostot e mbrojtjes në të gjithë kufijtë e Izraelit dhe financimin për më shumë se 100,000 personat e zhvendosur të evakuuar”, thuhet në raport.

Rreth 930 milionë NIS janë caktuar gjithashtu për kujdesin shëndetësor mendor dhe fizik për viktimat e terrorit gjatë dhe pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, në të cilin rreth 1200 njerëz u masakruan dhe 240 të tjerë u kapën peng.

Kostoja e riparimit dhe rehabilitimit të komuniteteve të shkatërruara përgjatë kufirit të Gazës do të arrijë afërsisht 400 milionë NIS,dhe dëmi në veri si rezultat i sulmeve ndërkufitare nga Libani do të arrijë rreth 250 milionë NIS.

Pavarësisht gjithçkaje, lideri Izraelit ka deklaruar se askush nuk do të ndalë Izraelin që të shkatërrojë Hamasin.

Share This Article