Nuk ndalen protestat kundër Vuçiç, pjesëmarrësit duan burgosjen e presidentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë vijuar për të gjashtën të premte radhazi protestat e opozitës në qytetet kryesore në Serbi kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në qendër Beogradit në një marshim drejt selisë së qeverisë, ku kërkuan dorëheqjen e kreut të shtetit, madje kishte dhe disa prej atyre që kërkonin arrestimin e tij.

Protestat në Serbi po organizohen nga një pjesë e opozitës dhe shoqërisë civile për shkak të pakënaqësisë për reagimin e qeverisë në lidhje me dy masakrat në fillim të majit, ku u vranë 18 persona, si dhe u lënduar dhjetëra të tjerë.

Gjatë marshimit, protestuesit deklaruan se do të ketë një përshkallëzim të lëvizjes së tyre nëse kërkesa nuk merren parasysh nga Vuçiç dhe qeveria.

Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike dhe largimi nga detyra i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandar Vulin.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin, si dhe konfiskimin e frekuencave kombëtare nga televizionet Pink dhe Happy.

Share This Article