Nuk ndalet përplasja Rama – Basha në rrjete sociale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej ditësh përplasjet politike për situatën e krijuar prej pandemisë dhe menaxhimi i saj është zhvendosur në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter videon e publikuar ngakundërshtari i tij politik Lulzim Basha me mbishikrimin se “opozita ëndërron katastrofën dhe vdekjen e sa më shumë shqiptarëve”.

Por, në videon e Partisë Demokratike shkruhet se  “Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!

“Ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë?

Ai ka dështuar?

Ai nuk di çfarë të bëjë  

Është koha që kjo katastrofë të marrë fund”

Reagimi i Ramës:

Kryeministri e postoi këtë video duke e shoqëruar “ Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!

Reagon sërish dhe  Basha:

Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin.”

Share This Article