Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, Rumania rrezikon përjashtimin nga Evropiani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjyrimet politike në botën e futbollit janë një kusht i panegociueshëm për UEFA-n dhe vitet e fundit një pikë e tillë është prekur së tepërmi. Shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Europianit 2024 mund të sjellë të tjera problematika për shtëpinë e futbollit Europian, e cila sigurisht duhet t’i gjej një zgjidhje.

Shkak është bërë grupi I, aty ku pjesë e saj është Kosova. Pavarësia e saj nuk njihet nga Rumania, kundërshtarë të cilën goglat ia vendosën përballë. Fat që ka ngritur polemika në Rumani, ku shkohet deri aty sa një ndeshje e tillë të mos zhvillohet.

Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Theodor Malescanu, pretendon se kombëtarja e tij nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtares së Kosovës, pasi Rumania nuk e njeh pavarësinë e saj.

Për këtë, ai kërkon një zgjidhje nga federata rumune e futbollit, ose në të kundërt do ishin të kënaqur të humbisnin në tavolinë me shifrat 3-0. Por një gjë e tillë do të sillte pasoja të mëdha për Federatën Rumune të Futbollit.

Mos paraqitja në një ndeshje zyrtare për arsyeje politike do të sillte përjashtimin e Federatës Rumune të futbollit nga organizmat e UEFA-s, pasi një ndërhyrje e tillë nuk pranohet prej shtëpisë së futbollit Europian. Rumania do të jetë një prej kundërshtarëve të Kosovës në grupin kualifikues të Euro2024 së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorën./tvklan

Share This Article