Nuk përfundojnë telashet për Air India, një avion kthehet mbrapsht në mes të fluturimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i Air India është detyruar të kthehet mbrapsht në Hong Kong pas dyshimit për një problem teknik. Bëhet fjalë për një avion të të njëjtit lloj që u rrëzua javën e kaluar në Ahmedabad, një Boeing 787-8 Dreamliner.

Një zëdhënës i Air India i tha Sky News se avioni me pasagjerë ishte nisur për në New Delhi, por u kthye mbrapsht pasi piloti kishte dyshime për një çështje teknike.

Deri më tani nuk është bërë arsyeja e problemit. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare fluturimi me numër AI315 u nis nga Hong Kongu në orën 12:16 dhe pas një ore, sipas të dhënave nga Flightradar, u ul sërish në të njëjtën pistë.

Zëdhënësi tha për median britanike se kompania nuk e ka përcaktuar ende se cili ishte problemi teknik, por piloti dyshoi për diçka. Për këtë arsye, avionit po i kryhet një inspektim.

Kompania që prodhon avionët Boeing nuk i është përgjigjur kërkesave për komente.

Ngjarja ndodh disa ditë pas rrëzimit katastrofik të një avioni tjetër të Air India që shkaktoi 241 viktima dhe vetëm një person mundi të mbijetojë.

Share This Article