“Nuk po i bëj presion Kushtetueses”/ Çështja e Ballukut, Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministi i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave se ai po i bën presion gjykatës Kushtetuese. Me anë të një video të postuar në rrjetin Facebook, Rama tha se nuk po i bën nuk po i bën presion Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se e ka ankimuar çështjen si kryeministër jo si Edi Rama.

Lideri i qeverisë u shpreh se e ka bërë këtë, për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Ai tha se nuk i bën presion askujt dhe se flet për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri. Në fund, ai tha se pezullimi i Ballukut do të krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues. 

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor? E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër jo si Edi Rama. Për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Kjo është betejë institucionale gjyqësore, atë që nga Komisioni i Venecias quhet shkelje e kufijve ndarëse të pushteteve. Unë jam palë, nuk i bëj presion askujt. Flas për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri. Pezullimi do krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues ,” tha Rama.

Share This Article