“Nuk pres që të vijnë Forcat Delta ta arrestojnë”, Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ndryshe nga rasti i Nicolas Maduros, Edi Ramën do ta rrëzojë populli shqiptar. “Edi Rama zhvillon farsë elektorale, njësoj si Maduro.

Një nga shkaqet që u arrestua ishte edhe fakti që nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama zhvillon farsë elektorale.

Këshilli i Europës, gardiani i zgjedhjeve të lira, thotë që duhet të ndahet partia nga shteti”, tha Berisha pas daljes nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij.

“Berisha ka deklaruar se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Është populli shqiptar, opozita shqiptare, që do t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar.

Unë e kam përshëndetur arrestimin e Maduros dhe ndëshkimin e tij, si një fitore për njerëzit e lirë, por nuk kam deklaruar ndonjëherë se Forcat Delta do të vijnë ta arrestojnë. Po, kam deklaruar, se në aferën McGonigal, Edi Rama është po aq kriminel sa McGonigal”, shtoi ai. 

Share This Article