Ministrja e Financave e Shqipërisë, Anila Denaj, teksa ndodhet në Turqi për një vizitë pune, ka reaguar për sa i përket tërmetit të rënë mbrëmjen e djeshme në këtë shtet duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.
“Situata aktuale është ë vështirë. Tërmeti ishte i lartë dhe viktimat janë në numër të konsiderueshëm. Aktualisht është 22. Në vend kanë shkuar autoritet dhe presidenti i vendit që po merr pjesë në ceremonitë mortore atje. Ka shumë të lënduar, po bëhen akomodimet e menjëhershme. I kemi shprehur fjalët tona. Nuk raportohet për persona që kanë kombësi shqiptare, megjithatë do presim njoftime zyrtare”, tha Denaj për “ReportTv”.
Denaj, gjatë takimit të saj në Turqi, është takuar edhe me përfaqësues të lartë biznesi në këtë shtet ku janë nënshkruar disa marrëveshjesh bashkëpunuese.
“Vizita ishte dy ditore, patëm takim në disa fusha për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik. Firmosja e një marrëveshje për të zhvilluar bashkëpunimin në vitet në vijim. Nënshkruam protokollin e viti 2001. Ishte një moment shumë i rëndësishëm. Kemi bërë biseda dhe takim me Presidentin e unionin të dhomave në Turqi. Koordinuam një forum ekonomik për tu zhvilluar në Shqipëri në muaj mars. Të jetë sa më i frytshëm për bizneset shqiptare dhe atyre turke. Po ashtu takim edhe me presidentin e shoqatës së ndërtuesve, duke u sjellë në numrin dy në raport ne Evropë de më gjerë. Kanë interes bashkëpunimi edhe në Shqipëri. Pamë mundësitë e për të marrë pjesë në fazën e rindërtimit në Shqipëri”, tha Denaj.
Kujtojmë se dridhjet nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi janë ndierë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se viktimat janë gjetur nën rrënoja në provincën Elazig, në Malatya dhe në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë.