Pep Guardiola është shprehur i lumtur me lojën që akën bërë lojtarët e tij në barazimin 1-1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Citizens ishin në disavantazh në pjesën e parë nga goli i Vinicius Junior, mirëpo ia dolën të shënonin golin e barazimit nëpërmjet Kevin de Bruynes.
“Ata shënuan një gol kur ne po luanim më mirë dhe ishte një gol fantastik. Arritëm të barazojmë rezultatin në një pikë tjetër të ndeshjes. Ndeshja do të vendoset në Mançester”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Ky është futbolli. Janë ndeshje shumë të ngjashme (nga sezoni i kaluar). Vitin e kaluar ndodhi ajo që ndodhi, tani jemi rikuperuar dhe e nisim ndeshjen ndryshe”.
“Mendoj se tani kemi arritur të marrim një rezultat të mirë nga ndeshja në Mançester. Të shohim se çfarë mund të bëjmë, si mund të jemi më efektiv ndaj tyre”.
“Epo, mendova se ishim mirë (për zëvendësimet e papërdorura). Bernardo Silva dhe Grealish janë dy lojtarë që vazhdojnë lojën, mbajnë topin dhe duhet të kemi kujdes me kundërsulmet e Rodrygo dhe Vinicius Jr. Edhe unë kam menduar të bëj disa ndryshime, por përfundova duke mos i bërë”, ka shtuar më tej Guardiola.
Të mërkurën e javës së ardhshme do të luhet ndeshja e dytë, aty ku do të përcaktohet se kush kalon në finalen e garës më të madhe në Evropë për klube.