Një mjeke e lartë në New York City e cila ishte në vijën e parë të luftës së SHBA kundër koronavirusit ka vrarë veten, duke shktuar tronditje të thellë në vend.
Dr Lorna Breen, drejtoreshë e departamentit të urgjencës në Spitalin New York-Presbyterian Allen në Manhattan, vdiq nga plagët që I ka shkaktuar vetes sipas njoftimit të policisë. Babai i 49-vjeçares, Dr Philip Breen, i tha New York Times: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau “.
Nga 56 mijë vdekje në SHBA nga koronavirusi, 17.500 janë në New York. I ati shtoi se e bija nuk kishte pasur asnjë histori të sëmundjeve mendore. Ajo vdiq në Charlottesville, Virxhinia, ku po qëndronte me familjen e saj.
Edhe Lorna vetë ishtë sëmurë gjatë punës me koronavirus, por e kishte marrë veten dhe rreth një javë e gjysëm pas rikuperimit, që kthyer në punë. Spitali e kishte dërguar përsëri në shtëpi, përpara se familja e saj “të ndërhynte” për ta sjellë në Charlottesville, tha babai.
Ai shtoi se herën e fundit që kishin folur bashkë, ajo i kishte treguar sesi po vdisnin pacientët me Covid-19 që përpara se të mund t`i merrte ambulance. Dhjetra pacientë ndërruan jetë prej sëmundjes në spitalin me 200-shtretër në Manhattan.
“Ajo ishte vërtet në llogore në vijën e parë,” tha babai i saj për Times.”Sigurohuni që të vlerësohet si heroinë. Ime bijë është viktimë po aq sa kushdo tjetër që ka vdekur. Sipas gazetës, Dr Lorna Breen ishte një e krishterë e devotshme që shumë e lidhur me familjen. Një herë në javë, ajo shkonte vullnetarisht të vizitonte të moshuarit në një azil pleqsh.