Nuk tërhiqen studentët/ Paralajmërimi i fortë: Do të bojkotojmë vitin akademik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Studentët vijojnë protestën duke paralajmëruar se nëse nuk anulohet vendimi nga qeveria për mbajtjen peng të diplomave do të bojkotojnë vitin akademik.

“Nëse nuk anulohet vendimi do të bojkotojmë vitin akademik”, kanë thënë studentët.

Ndërsa në protestë ka pasur dhe prani të efektivëve të policisë.  Studentët janë të pozicionuar para selisë së Kuvendit dhe shprehen të prerë se do të presin deputetët deri në përfundimin e seancës parlamentare.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria kërkon të shpartallojë Fakultetin e Mjekësisë ndërkohë që s’ka munguar as replika e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nuk ka kursyer as talljet me studentët duke u thënë që nëse duan të largohen jashtë vendit duhet të studiojnë jashtë vendit.

Share This Article