Pas Spanjës, është Italia shteti që ka ndaluar përdorimin e bazave italiane për bombarduesit amerikanë. Lajmi fillimisht është bërë me dije nga mediat itaiane dhe më pas është konfirmuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve Reuters.
E përditshmja Corriere della Sera raportoi se “disa bombardues amerikanë” ishin planifikuar të uleshin në bazën në Siçilinë lindore përpara se të niseshin për në Lindjen e Mesme.
Ato nuk përcaktuan se kur ishin planifikuar të uleshin. Corriere della Sera shtoi se leja nuk u dha pasi Shtetet e Bashkuara nuk kishin kërkuar autorizim dhe udhëheqja ushtarake e Italisë nuk u konsultua, siç kërkohet sipas traktateve që rregullojnë përdorimin e instalimeve ushtarake amerikane në vend, shkruan A2CNN.
Partitë opozitare të qendrës së majtë i kanë kërkuar qeverisë të bllokojë përdorimin e bazave amerikane në Itali për të shmangur përfshirjen në konflikt. Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni ka thënë se do të kërkojë autorizim parlamentar nëse do të bëhen kërkesa të tilla.


