Nuk zgjati 3 ditë, Zonja e Parë, Jill Biden sërish me Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas testit negativ të së martës, Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi sërish pozitive me Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Kelsey Donohue, duke saktësuar se bashkëshortja e presidentit amerikan ndodhet në karantinë në rezidencën në Delaware dhe nuk ka simptoma.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, rezultoi negativ në testimin e kryer, por do të vazhdojë të mbajë maskën në ambiente të mbyllura për 10 ditë, sepse konsiderohet një “kontakt i ngushtë” me një person pozitiv me Covid.

Share This Article