Numër i madh i viktimave nga Covid-19 në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe regjistroi 1 052 të vdekur nga COVID-19, shifra më e lartë në pesë ditët e fundit, sipas të dhënave zyrtare. 

Sipas të dhënave të fundit të qeverisë, në mbarë vendin janë zbuluar 12 364 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 3 972 148.

Rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit, përkatësisht nga 3 shkurti deri më 9 shkurt, arritën në 119 525, shifër e cila është 26,6% më pak se periudha e mëparshme shtatë ditore.

Shifrat e fundit, më të ulëta në nëntë javët e fundit, tregojnë se numri i infeksioneve po shënon ulje të ndjeshme, përderisa vaksinimet dhe testimet vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Në Britaninë e Madhe deri dje janë administruar 12 646 486 doza të vaksinës COVID-19, ndër të cilat 516 392 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme për t’u imunizuar.

Sot, qeveria britanike njoftoi rregulla të reja për personat që mbërrijnë në Britaninë e Madhe, ndërsa shkelësit e rregullave mund të përballen me një dënim me burgim 10-vjeçar dhe një gjobë deri në 10 mijë paund (rreth 13.500 dollarë).

Britania e Madhe është në luftë për të frenuar përhapjen e llojit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, virus që është zbuluar në zona të shumta, përfshirë në qytetet e mëdha si në Londër dhe Liverpool.

Ndjesia e urgjencës u rrit më shumë pasi një studim zbuloi se vaksina Oxford-AstraZeneca është më pak se 10% efektive kundër llojit të ri të virusit.

Share This Article