Numër rekord të huajsh në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një numër rekord të huajsh po jetojnë në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Sipas një raporti në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, në regjistrin qendror të të huajve në fund të shtatorit u paraqitën detajet e 11,1 milionë personave.

Në fund të vitit 1990 kishte 5,3 milionë të huaj të cilët jetonin në Gjermani, ndërsa në fund të vitit 2008 kjo shifër arriti në 6,7 milionë.

Në fund të vitit 2018 në Gjermani u regjistruan 10,9 milionë të huaj, 43,9% e të cilëve ishin nga vende të tjeraa të BE-së dhe 13,5% ishin me nënshtetësi turke./ATSH/ 

Share This Article