Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 447 490, prej të cilëve 3 658 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka qenë 171 458, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26 514 275.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 16,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 308,4 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,27 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 43 388 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,7 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,1 milionë.