Kur janë numëruar 4118 kuti nga 5199 në total në gjithë qarkun, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 00:31, rezulton se janë numëruar rreth 80% e votave.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 589426 vota ose 48.68%, me 73 mandate.
PD-AN kanë marrë 476615 vota ose 39.37%, konvertuar në 59 mandat në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 83005 vota ose 6.86%, konvertuar në 5 mandate gjithsej.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 27046 vota ose 2.23%, konvertuar në 3 mandate.
Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS deri më tani ka rënë një mandat, PD është rritur 16 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 14 mandate, si dhe PSD ka pësuar rritje me një mandat.Mandatet sipas KQZ