Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende po vazhdon në shtatë të tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me me 40.80 për qind. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike me 17.63 për qind, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind. /Koha.net

Share This Article