Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosje ka fituar deri tani mbi 80% të mbështetjes nga emigrantët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë po vijon numërimin e votave të diasporës përmes përfaqësive diplomatike.

Me pothuajse gjysmën e kutive të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti qëndron në vend të parë me rreth 81%, e ndjekur nga LDK, PDK dhe AKK-Nisma.

Votat e emigrantëve në përfaqësitë diplomatike janë të papërfillshme, rreth 15 mijë prandaj do duhet të pritet edhe numërimi i votave përmes postës të cilat duket se do të bëjnë diferencën dhe do të qartësojnë më shumë situatën për formimin e qeverisë së re.

Asnjë nga subjektet politike  nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Share This Article