Connect with us

Kosova

Numërohen votat për 38 komunat e Kosovës, pjesëmarrja në zgjedhje rreth 39%. Rezultatet çojnë Prishtinën dhe shumë të tjera drejt balotazhit

Published

on

Kosova i ka dhënë fund procesit të zgjedhjeve vendore, që vazhduan këtë të diel për 12 orë në 38 komuna të vendit, për të vijuar me fazën e numërimit të votave pas orës 19:00.

Rreth 2 milionë banorë u ftuan për të ushtruar të drejtën e votimit. Deri në orën 19:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi se pjesëmarrja ishte rreth 39,58 për qind apo gati 801 mijë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit në qendrat e përcaktuara.

Këto zgjedhje treguan “maturi politike e demokratike”, u shpreh kryeparlamentari Dimal Basha pas votimit në qytetin e Ferizajt, ndërsa vlerësoi qetësinë në të cilën u mbajt procesi gjithëditor.

Para tij votuan presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me gjithë kryetarët e partive kryesore .

Advertisement

Deri më tani, nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve,” tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e radhës për mediet.

Krerët politikë falënderojnë qytetarët për kulturën demokratike

Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve,” shkroi kryeministri në detyrë Kurti në Facebook, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa falënderoi votuesit që mbështetën kandidatë e tij.

Advertisement

Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Kosova meriton ma mirë!” postoi në Facebook edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar,” tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Disa komuna drejt raundit të dytë të votimeve më 9 nëntor

Advertisement

Në komunat ku asnjëri nga kandidatët për kryetar komune nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, procesi shkon në balotazh. Në këtë rast, përballë njëri-tjetrit vihen dy kandidatët me më shumë mbështetje popullore nga raundi i parë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se balotazhet do të mbahen pas katër javësh nga data e sotme, më 9 nëntor 2025.

Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës,” ka sqaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Advertisement

Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ-ja deri në orën 00:19

Bazuar në rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, komuna e Prishtinës pritet të mbesë në duart e kryetarit aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ndiqet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeko dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës në vend të tretë. Ndërkohë Besa Shahini, ish-ministrja e Arsimit në qeverinë e Shqipërisë dhe një nga dy gratë që kandiduan për të udhëhequr Prishtinën, ka siguruar më pak se 2 për qind të votave sipas rezultatit të përditësuar nga KQZ-ja në orën 00:19.Deçan

  • Bashkim Ramosaj (AAK) – 51,57%
  • Jeton Mushkolaj (LDK) – 21,12%
  • Natyra Kuçi (PSD) – 11,73%

Dragash

  • Bexhet Xheladini (LDK) – 43,98%
  • Shaban Shabani (PDK) – 28,38%
  • Filiz Mustafa (Vetëvendosje) – 16,82%

Ferizaj

  • Agim Aliu (PDK) – 56,47%
  • Enver Haliti (Vetëvendosje) – 28,45%
  • Visar Azemi (LDK) – 13,38%

Fushë-Kosovë

  • Valon Prebreza (Vetëvendosje) – 45,14%
  • Besnik Osmani (LDK) – 36,62%
  • Rrahim Tërnava (PDK) – 16,07%

Gllogoc

  • Ramiz Lladrovci (Për Drenasin…) – 52,31%
  • Petrit Hajdari (PDK) – 37,31%
  • Egzona Tërdevci (Vetëvendosje) – 4,01%

Graçanicë

  • Novak Zivic (Srpska Lista) – 62,54%
  • Leutrim Ajeti (Aleanca Shqiptare) – 23,15%
  • Igor Rasic (Za Slobodu Pravdu I Opstanak) – 12,90%

Gjakovë

  • Ardian Gjini (AAK) – 47,47%
  • Ardian Gola (Lëvizja Vetëvendosje) – 33,54%
  • Shefqet Shehu (LDK) – 7,69%

Gjilan

  • Alban Hyseni (Vetëvendosje) – 49,79%
  • Arbër Ismajli (LDK) – 34,24%
  • Riad Rashiti (PDK) – 12,23%

Hani i Elezit

  • Mehmet Ballazhi (PDK) – 50,94%
  • Rufki Suma (…) – 49,06%

Istog

  • Ilir Ferati (LDK) – 58,78%
  • Ali Nimanaj (PDK) – 22,11%
  • Astrit Bujupaj (Vetëvendosje) – 13,53%

Junik

  • Ruzhdi Shehu (LDK) – 47,91%
  • Agron Kuçi (AAK) – 40,68%
  • Jemir Tofaj (Vetëvendosje) – 11,29%

Kaçanik

  • Sabedin Vishi (PDK) – 39,72%
  • Jeton Raka (Vetëvendosje) – 37,98%
  • Heset Malsiu (Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut) -14,30%

Kamenicë

  • Kadri Rahimaj (Vetëvendosje) – 50,56%
  • Qëndron Kastrati (PSD) – 28,03%
  • Shaip Surdulli (LDK) – 9,02%

Klinë

  • Zenun Elezaj (AAK) – 48,93%
  • Sokol Bashota (PDK) – 35,31%
  • Arben Limanaj (LDK) – 9,82%

Kllokot

  • Bozidar Dejanovic (Srpska Lista) – 41,62%
  • Srecko Spasic (Srpska Narodna Sloga) – 31,43%
  • Arbër Emini (…) – 23,50%

Leposaviq

  • Zoran Todic (Srpska Lista) – 70,35%
  • Vladimir Radosavljevic (Srpska Demokratija) – 11,45%
  • Vesna Pantovic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 6,76%

Lipjan

  • Imri Ahmeti (LDK) – 51,30%
  • Shukri Buja (PDK) – 30,36%
  • Ilir Qeriqi (Vetëvendosje) – 16,31%

Malishevë

  • Ekrem Kastrati (NISMA) – 53,41%
  • Gëzim Krasniqi (PDK) – 18,91%
  • Valon Hoti (Vetëvendosje) – 15,50%

Mamushë

  • Abdulhadi Krasniç (KDTP) – 50,52%
  • Fikret Morina (Mamusa Halk Hareketi) – 48,05%
  • Agron Mazreku (Vetëvendosje) – 1,43%

Mitrovicë e Jugut

  • Arian Tahiri (PDK) – 47,89%
  • Faton Peci (Vetëvendosje) – 47,80%
  • Gëzim Plakolli (LDK) – 3,57%

Mitrovicë e Veriut

  • Milan Radojevic (Srpska Lista) – 62,55%
  • Marko Jaksic (Gradanska inicijativa Sever za sve) – 13,12%
  • Erden Atiq (Vetëvendosje) – 8,32%

Novobërdë

  • Sasa Milosevic (Srpska Lista) – 61,31%
  • Bajrush Ymeri (LDK) – 22,45%
  • Abdyl Gashi (Vetëvendosje) – 10,16%

Obiliq

  • Xhafer Gashi (LDK) – 46,47%
  • Halil Thaçi (Vetëvendosje) – 44,04%
  • Goran Dancetovic (Srpska Lista) – 4,84%

Partesh

  • Dragan Petkovic (Srpska Lista) – 89,88%
  • Sladjan Mladenovic (Kosovski Savez) – 10,12%

Pejë

  • Gazmend Muhaxheri (LDK) – 46,12%
  • Taulant Kelmendi (Vetëvendosje) – 27,94%
  • Ali Berisha (AAK) – 18,32%

Podujevë

  • Shpejtim Bulliqi (Vetëvendosje) – 53,29%
  • Ekrem Hyseni (LDK) – 39,23%
  • Isak Shabani (PDK) – 6,13%

Prishtinë

  • Përparim Rama (LDK) – 33,78%
  • Hajrulla Çeku (Vetëvendosje) – 32,98%
  • Uran Ismaili (PDK) – 27,81%
  • Bekë Berisha (AAK) – 3,12%
  • Besa Shahini (PSD) – 1,56%
  • Fatmir Selimi (…) – 0,25%
  • Merkur Beqiri (ALTERNATIVA) – 0,19%
  • Agim Krasniqi (Prishtina në dorë tënde) – 0,17%
  • Lulzim Syla (…) – 0,07%
  • Nedime Belegu (Epoka e Hyjneshës në Prishtinë) – 0,07%

Prizren

  • Shaqir Totaj (PDK) – 41,92%
  • Artan Abrashi (Vetëvendosje) – 29,87%
  • Driton Selmanaj (LDK) – 10,81%

Rahovec

  • Smajl Latifi (AAK) – 37,28%
  • Ali Dula (Vetëvendosje) – 23,92%
  • Burim Krasniqi (LDK) – 23,24%

Ranillug

  • Tanja Antic (Srpska Lista) – 71,05%
  • Ivan Petrovic (Srpski Narodni Pokret) – 14,08%
  • Igor Mitic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 12,71%

Skënderaj

  • Sami Lushtaku (PDK) – 83,45%
  • Hysni Mehani (Vetëvendosje) – 9,78%
  • Sokol Halili (Iniciativa Qytetare për Skënderaj) – 6,77%

Suharekë

  • Bali Muharremaj (AAK) – 45,57%
  • Ardian Shala (LDK) – 31,93%
  • Hamdi Bytyçi (Vetëvendosje) – 13,43%

Shtërpcë

  • Ivica Tanasijevic (Srpska Lista) – 66,41%
  • Stefan Stamenkovic (Pravda i Jednakost) – 9,68%
  • Sladan Nikolcevic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 9,22%

Shtime

  • Qemajl Aliu (Vetëvendosje) – 50,52%
  • Përparim Ramusa (PDK) – 36,87%
  • Kastriot Shabani (LDK) – 11,99%

Viti

  • Sokol Haliti (LDK) – 37,99%
  • Arsim Ademi (Vetëvendosje) – 33,55%
  • Bekim Azizi (PDK) – 25,72%

Vushtrri

  • Ferit Idrizi (PDK) – 45,56%
  • Sylejman Meholli (Vetëvendosje) – 30,63%
  • Xhafer Tahiri (LDK) – 19,72%

Zubin-Potok

  • Milos Perovic (Srpska Lista) – 79,99%
  • Milija Bisevac (Srpski Narodni Pokret) – 6,99%
  • Stevan Vulovic (Kosovski Savez) – 5,66%

Zveçan

  • Dragisa Milovic (Srpska Lista) – 86,66%
  • Zoran Obrenovic (Srpska Demokratija) – 8,47%
  • Sladjana Pantovic (Ujsedinjenje) – 2,08%

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Këto formacione kërkojnë të sigurojnë kryetarin e secilës prej 38 komunave të vendit, si dhe të kenë pjesën e tyre në këshillat komunalë respektivë.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për t’u zgjedhur është 5.624. Prej tyre, 205 garojnë për kryetarë komunash dhe 5.419 për kuvendet komunale.

Advertisement

2.025.105 votues brenda territorit të Kosovës kishin të drejtë të ushtronin votën e tyre, ndërsa 43.993 qytetarë u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë vendit. Nga votuesit e rinj, 26.654 tetëmbëdhjetëvjeçarë patën mundësinë të votojnë për herë të parë.

Continue Reading

Kosova

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Published

on

By

Ka ndrruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e vlerësoi kontributin e Dacit në politikë dhe shkencë.

“Kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë institucionale dhe intelektuale”, shkroi e para e shtetit në Facebook.

Advertisement

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit në legjislaturën e nëntë, Dimal Basha, çmoi lart kontributin e Dacit në ndërtimin e institucioneve.

“Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha në Facebook.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Advertisement

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Advertisement

Kush ishte Nexhat Daci?

Nexhat Danci u lind më 26 korrik në Tënoc më 1944, ku përfundoi shkollimin fillor. Atë të mesëm e kreu në Leskoc, ndërkaq studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (Dega e ki­misë) në Beograd më 1966. U doktorua më 1973 në Universitetin e Zagrebit, ndërkaq studimet e posdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit më 1974.v

Pas përfundimit të magjistraturës, më 1968 ai nisi punën si asistent në Fakultetin Filozofisë në Katedrën e Kimisë. Më 1971 vazhdoi punën si ligjërues e më pas edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Advertisement

Gjatë punës akademike ai ka marrë pjesë në disa studime shkencore, kongrese e konferenca në mbarë botën. Ka qenë anëtar i Shoqatës Kimike amerikane që nga viti 1985 dhe i disa institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ndërkaq, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kosovës u bë më 1993 .

Continue Reading

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Published

on

By

Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.

Faktorët që ndikuan në këtë rënie të mbështetjes për LDK-në nga elektorati janë të shumtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Por, sipas tyre, kryesorët janë “qasja jo e duhur e lidershipit të partisë”, mosveprimi i partisë “sipas pritjeve të elektoratit” dhe “margjinalizimi i strukturave të vjetra”, të cilat tërheqin votuesit tradicionalë të kësaj partie.

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor, për LDK-në votuan 119.201 qytetarë, apo 13.57 për qind e pjesëmarrësve në votime.

Advertisement

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja mori mbështetjen e 171.357 kosovarëve, ose të 18.27 për qind të atyre që votuan atë ditë.

LDK-ja “ia mbylli dyert vetes”

Analisti Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja kryesore pse LDK-ja ka pësuar “rënie të madhe” në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur 11 muaj më parë.

Advertisement

Ai rikujton qëndrimin që asokohe kishte bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se partia e tij nuk do të hynte në koalicion as me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila kishte fituar 42 për qind të votave në shkurt, dhe as me dy partitë tjera, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për një qeveri eventuale të kampit ish-opozitar asokohe.

LDK-ja refuzoi ofertën e LVV-së për partneritet në qeverisje.

“Është pikërisht qasja jo e duhur e lidershipit të partisë… Unë jam i bindur që kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë te logjika se si votojnë dhe si kanë votuar votuesit e LDK-së, për shkak se për mua është e pakuptimtë që një parti, e cila ekziston për të ardhur në pushtet – sikurse çdo parti tjetër – thjeshtë ia mbyll dyert vetes”, thekson Mushkolaj.

Advertisement

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021, LDK-ja kishte marrë vetëm 12.73 për qind të votave. Megjithatë, ajo shënoi përmirësim në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rritur për 5 pikë përqindjeje.

Analisti Rrahman Paçarizi konsideron se kur votuesit i rikthehen një partie, ata presin edhe veprim të saj.

“Ndërkohë, veprimi i LDK-së nuk ka ndodhur fare, apo nuk ka ndodhur ashtu siç e kanë pritur ose perceptuar ata votues, të cilët kanë menduar dhe shpresuar që LDK-ja do të jetë pjesë e institucioneve”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Advertisement

Ai shton se LDK-ja nuk ka arritur që ta ndërtojë rrëfimin e saj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat u pasuan me zvarritje disamuajshe të konstituimit të Kuvendit. LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arriti ta krijonte e vetme qeverinë e re, gjë që dërgoi vendin në zgjedhjet e parakohshme të fundvitit.

Megjithatë, trendi i rënies së numrit të votuesve të LDK-së, sipas Paçarizit, kishte nisur rreth pesë vjet më parë.

Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë në vitin 2021 nënkuptoi edhe një ekip të ri njerëzish më të besueshëm të tij në strukturat drejtuese të partisë.

Advertisement

Përpjekjet për ripërtëritjen e partisë, thotë Paçarizi, nuk prodhuan edhe rezultat të mirë tek ruajtja e elektoratit.

“Mendoj se LDK-ja i ka lënë pas dore strukturat më të vjetra të saj, të cilat tashmë pothuajse janë margjinalizuar dhe janë struktura të fjetura. Votuesit e këtyre strukturave nuk bëhen elektorat i askujt tjetër, por refuzojnë të dalin për ta votuar LDK-në”, thekson Paçarizi.

Në linjë të njëjtë shpreh mendimin edhe Mushkolaj, i cili po ashtu e sheh margjinalizimin e disa prej njerëzve nga strukturat më të vjetra të LDK-së, si shkaktar të rënies së numrit të votuesve të kësaj partie.

Advertisement

“Të mos harrojmë se profili i votuesve të LDK-së janë edhe njerëzit në moshë mesatare dhe të shtyrë, të cilët gjatë viteve të tëra e kanë asociuar LDK-në me këta njerëz. Atëherë, mos pritni që të njëjtit kanë për t’ia dhënë votën LDK-së. Më e pakta që ata mund të bëjnë është që të abstenojnë nga votimi dhe të mos votojnë LDK-në”.

Ku shkuan votuesit e LDK-së?

Rënia e numrit të votuesve të LDK-së më 2021, rikthimi i një numri të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rënia e sërishme në zgjedhjet 28 dhjetorit, tregojnë se mjaft prej këtyre votuesve i takojnë “zonës së hirtë” të elektoratit.

Advertisement

Paçarizi shpjegon se ky elektorat është i papërcaktuar për ndonjë parti politike. Sipas tij, LDK-ja arriti të përfitojë një përqindje të mirë të këtij elektorati prej vitit 2021 e deri në shkurt 2025, kur u mbajtën zgjedhjet.

Por, siç thotë ai, brenda 11 muajve të fundit, LDK-ja nuk arriti që këtë elektorat ta mobilizonte në drejtim të saj.

“Pati mungesë të përpjekjes për t’i ftuar, për t’i apeluar votuesit që të hidhen në ‘zonën e hirtë’ ndërmjet partive politike. Ata janë votues të emancipuar, të cilët shohin programet e partive politike. Kjo ka qenë fatale për LDK-në, e cila është rikthyer në rezultatin e saj të vitit 2021”, thekson Paçarizi.

Advertisement

Ndërkaq, Mushkolaj vlerëson se një numër i madh i votuesve të papërcaktuar më 9 shkurt votuan për LDK-në. Por, gjatë 11 muajve të fundit, ata ndryshuan mendje.

“Një numër i madh i këtyre njerëzve që kanë votuar për LDK-në më 9 shkurt, janë kthyer te Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj që kjo ka ndodhur për shkak se te LDK-ja nuk e panë qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e një partie për të ardhur në pushtet, qoftë me opozitën, qoftë me partinë fituese”, shprehet ai.

E ardhmja e mundshme e LDK-së

Advertisement

Në mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-së pranoi mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e ulët të partisë së tij në këto zgjedhje.

Ai paralajmëroi se së shpejti LDK-ja do të mbajë Kuvendin e përgjithshëm, për të adresuar hapat e mëtejmë, dhe nuk përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së tij.

Lidhur me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë kontaktoi zyrtarë të LDK-së, por ata nuk ishin të gatshëm të komentonin zhvillimet e mundshme brenda partisë.

Advertisement

Vëzhguesit e zhvillimeve politike i shohin paralajmërimet e Abdixhikut si një hap para dorëheqjes së tij. Ata besojnë se brenda LDK-së ka persona me ambicie për ta marrë drejtimin e timonit të LDK-së, por mbetet ende pikëpyetje se kush mund të jetë lideri i ardhshëm.

Mushkolaj thekson se ndryshimi eventual i kryesisë së LDK-së duhet të nënkuptojë edhe ndryshim të qasjes së deritashme të udhëheqjes së partisë.

“Nëse do të ketë qasje të ngjashme me këtë të Abdixhikut, nuk mendoj se LDK-ja mund të këndellet, dhe të jetë parti e fortë dhe serioze në garë kundrejt [Albin] Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi Mushkolaj.

Advertisement

Homogjenizimi i elektoratit të LDK-së, sipas Paçarizit, kërkon një lider, i cili duhet të ketë qasje përbashkuese të strukturave të partisë.

Por, siç vlerëson ai, pavarësisht ambicieve të disa personave për ta marrë drejtimin e LDK-së, këndellja e kësaj partie do të jetë e vështirë.

“Kur dihet që zgjedhjet e radhës me gjasë do të jenë pas katër vjetësh, atëherë vështirë se do të ketë një lider që do ta marrë me vullnet partinë dhe do të arrijë ta mbajë për katër vjet të ndezur elektoratin e LDK-së, në mënyrë që të shënojë ndonjë rezultat”, shprehet Paçarizi.

Advertisement

Rezultatet preliminare e nxorën LDK-në partinë e tretë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo parashihet t’i ketë 15 vende në Kuvend, ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kur i fitoi 20 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka siguruar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 21, AAK-ja 6, ndërsa 20 vende të tjera janë të garantuara për komunitetet joshumicë./REL

Advertisement

Continue Reading

Kosova

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.

Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes.

Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës.

Advertisement

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

Prokuroria tha se të pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”.

Më pas, sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi, dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.

Advertisement

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria.

Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

Advertisement

Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Advertisement

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Advertisement

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.

Advertisement

Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending