ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 16 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 16 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 16 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 16 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Numri 70-të i PDK-së kërkon votën e qytetarëve për të sjellë ndryshime

albnews by albnews
7 February, 2021
in Kosova
0
Numri 70-të i PDK-së kërkon votën e qytetarëve për të sjellë ndryshime
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Diplomati nga Kosova, Petrit Hajdari është në garë për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe beson që me punën që ka bërë deri më tani dhe mbështetjen që ka nga qytetarët do të jetë një zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.   

Ai përmes një adresimi për qytetarë thotë se në përballje keni disa opsione, dhe ai është njëri prej këtyre opsioneve, opsion që beson të jetë më i miri në këtë fazë në të cilën po kalon Kosova

RelatedPosts

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

“Siç e dini, tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në përballje i keni disa opsione, dhe unë jam pjesë e njërit prej këtyre opsioneve. Opsionit që realisht e besoj të jetë më i miri në këtë fazë në të cilën po kalon Kosova. Është jashtëzakonisht me rëndësi që, sado joshëse që mund të duken, revolucionarizmave koti të mos iu bindemi. Njerëzimi ec përpara me evolucion, jo me revolucion.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë nuk do të isha këtu po të mos isha i bindur se refleksin analitik për ta kuptuar drejt mashtruesin e të gjitha kauzave, populli i Kosovës e ka. Natyrisht, kosovarët kanë vërejtje për qeverisjen, dhe i kanë me të drejtë. Por, asnjëherë në historinë politike moderne, zgjidhje nuk janë gjetur përmes eksperimenteve.

Partia Demokratike e Kosovës nuk është eksperiment. Është një formacion politik konstant, që e ngrit partinë duke e ngritur shtetin, e jo duke e rrënuar e sulmuar atë. Prandaj jam kandidat. Prandaj e kërkoj votën tuaj për vete, dhe për subjektin politik që e përfaqësoj PDK. E gjithashtu, jam thellësisht i bindur që së bashku, do t’ia dalim, si edhe më parë, ta bëjmë Kosovën një vend të mirë për jetë.

Për fund, kam një lutje që nuk ka lidhje me votën. Kush është në pushtet e kush është në opozitë, është vendimi juaj. Por, edhe një vendim tjetër i juaji, është qasja që do të zgjedhim ndaj vendit tonë. Nëse thuhet që PDK e ka faturën për të këqijat që i kanë ndodhur vendit, duhet thënë gjithashtu, që e ka edhe meritën për të mirat. E të mira ka pasur shumë. Mohimi nuk na çon askund, sepse historia nuk nis me asnjërin prej nesh.

Prandaj, kandidoj. Për të ndihmuar në Rimëkëmbjen e vendit, që besoj se vjen veç me PDK-në, e për ta fuqizuar një narrativ historik, që lind me UÇK-në, e i cili po tentohet të ndryshohet.

E pafshim Kosovën në ditë çdo herë e më të bardha.
#PDK134 #Rimëkëmbje #petrithajdari70”, shkruan Hajdari në Facebook.

Hajdari që nga themelimi ka qenë pjesë e PDK-së, fillimisht në strukturat e Rinisë Demokratike të Kosovës në nivel lokal e qëndror. Ka qenë gjithashtu anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Drenas dhe këshilltar në Asamblenë Komunale për dy mandate (2007-2009 dhe 2009-2013). Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka punuar në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa nga viti 2014-2020 ka shërbyer në mision diplomatik në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë si konsull.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result