ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 3 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 3 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 3 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 3 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Numri i nxënëseve bie me shpejtësi

albnews by albnews
2 September, 2021
in Albania
0
Britani, nxënësit me rikthim të detyrueshëm në shkolla në shtator
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.Reklamë

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.

Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result