Numri i personave të zhdukur pas incidentit në Miami, rritet në 159

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i njerëzve të listuar si të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në Miami, është rritur në 159, thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, raportohet se katër persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtij incidenti.

Kryetarja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava, thotë se ata “ende kanë shpresë”, për të gjetur të mbijetuar.

Ekipet e kërkimit të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke bërë zhurmë nën rrënojat

Mbetet ende e paqartë se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet të enjten.

Të paktën 102 persona janë lokalizuar, por nuk dihet qartë se sa persona ishin ndërtesë kur ajo u shemb. Disa njerëz janë evakuuar nga ajo që ka mbetur nga struktura.

Share This Article