Numri i të vdekurve ka arritur në afër 5.000, kurse numri i të shëruarve është 78.267, bëri të ditur Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë u rrit në 176.807 të shtunën, sipas Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 4.902 pacientë kanë vdekur deri më tani në gjithë kontinentin për shkak të virusit, thuhet në azhurnim e së shtunës.
Gjithsej 78.267 pacientë janë shëruar deri më tani nga sëmundja.
Afrika e Veriut ka konfirmuar deri më tani 51.300 raste, Afrika Jugore 46.000, Afrika Perëndimore 39.900, Afrika Lindore 20.600 dhe Afrika Qendrore 18.900.
Afrika e Veriut ka raportuar 2.200 vdekje, Afrika Jugore 933, Afrika Perëndimore 795, Afrika Lindore 592 dhe Afrika Qendrore 421.
Vetëm shteti i Afrikës së Jugut ka regjistruar 43.400 raste, përfshirë 908 vdekje, Egjipti 31.100 raste dhe 1.200 vdekje, Algjeria 9.900 raste dhe 690 vdekje, Maroku 8.800 raste dhe 208 vdekje.
Nigeria në Afrikën Perëndimore ka regjisruar 333 vdekje, Sudani në Afrikën Lindore 333 dhe Kameruni në Afrikën Qendrore 205.
Deri më tani nga pandemia kanë vdekur më shumë se 395 mijë njerëz në gjithë botën, me më shumë se 6,74 milionë raste të konfirmuara dhe gati 2,75 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Jons Hopkins me qendër në SHBA.