Numri i të infektuarve në Shqipëri po bie

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot shënohet dita e 100-të që kur autoritetet kineze e paralajmëruan OBSH-në se tek disa qytetarë të Vuhanit është diagnostikuar pneumoni atipike.

Që atëherë, më shumë se 1.600,000 njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, mbi 97 mijë kanë vdekur dhe mbi 360 mijë janë shëruar deri më tani. Lajme pozitive vijnë nga Shqipëria. Ditët e fundit, numri i të prekurve me koronavirus ka rënë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar vetëm 7 raste të reja ndërsa janë shëruar edhe 17 persona duke çuar numrin e të shëruarve në 182

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës informon se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar tre raste të reja, duke e çuar numrin e pacientëve në 227. 38 persona janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur. Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja të vdekjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 65. Gjithsej janë infektuar 2.666 persona. Numri i rasteve të konfirmuara të me koronavirus në Bullgari është 624. Në SHBA numri i të infektuarve ka arritur në 464,000 persona ndërsa 16.700 kanë vdekur.
Autoritetet spanjolle thonë se 446 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ka paralajmëruar anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB-së se pandemia e koronavirusit kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ajo gjithashtu potencialisht çon në rritje të trazirave sociale dhe dhunës. Pas diskutimeve maratonë, ministrat e financave të BE-së arritën një marrëveshje mbi një paketë ndihme prej 500 miliardë eurosh për vendet më të prekura të Evropës.

Share This Article