Numri i të shëruarve në Ferizaj kalon numrin e rasteve aktive me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë në Ferizaj u konfirmuan edhe 17 raste të reja me koronavirus, ku gjithsej janë 116 raste aktive.

Komuna përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 3 persona nga koronavirusi, duke e çuar në 141 numrin e të shëruarve.

 “Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 17 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 116 numrin e rasteve aktive dhe 3 të shëruar që çon në 141 numrin e të shëruarve. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, ku u konfirmuan 195 raste të reja.

Share This Article