Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë mund të jetë 60 për qind më i lartë se shifra zyrtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Spanjë mund të jetë rreth 60 për qind se shifra zyrtare prej 28.342 të vdekurve, ka bërë të ditur një hulumtim i të përditshmes spanjolle, “El Pais”.

Numri i të vdekurve në këtë shtet përfshin personat e diagnosikuar formalisht me koronavirus, por jo edhe rastet e dyshimta, që nuk u testuan.

Mungesa e përhapur e testeve, posaçërisht në fazat e hershme të epidemisë, nënkupton se shifrat zyrtare janë më të vogla sesa numri i njëmendtë, shkruan The Guardian.

Duke numëruar statistikat rajonale të të gjitha vdekjeve të dyshimta dhe të konfirmuara nga virusi, El Pais ka mbërritur tek shifra prej 44.868 vdekje. Nëse është e saktë, atëherë Spanja do të bëhej shteti i dytë përkah numri i vdekjeve në Evropë, pas Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë nuk u është përgjigjur pyetjeve.

Shifra e El Pais përputhet afërsisht me shifrat e Qendrës spanjolle të Epidemiologjisë dhe Statistikave Shtetërore (INE), që regjistron vdekjet aktuale duke i krahasuar me mesataret e këtij shteti nëpër vjet.

Share This Article