Numri i viktimave nga koronavirusi në Nju Jork mund të jetë mijëra herë më i lartë sesa numri zyrtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i viktimave nga koronavirusi në Nju Jork, mund të jetë mijëra herë më i lartë sesa numri zyrtar, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA

Rreth 24,172 njerëz kanë vdekur në këtë shtet midis 11 marsit dhe 2 majit, sipas raportit të fundit nga kjo Qendër.

Gjatë asaj periudhe, qyteti shpalli 13.831 viktima të konfirmuara, dhe 5,048 vdekje të mundshme për një total prej 18.879 vdekjeve të lidhura me virusin.

“5.229 vdekjet të cilat nuk identifikohen si vdekje të konfirmuara ose të mundshme të lidhura me COVID-19, mund të ishin atribuar direkt ose indirekt me pandeminë’’, thuhet në raport.

Shteti i Nju Jork është goditur më së shumti nga shpërthimi I pandemisë në SHBA, me më shumë se 26 mijë viktima, sipas një deklarate të kryer nga Universiteti Johns Hopkins.

Share This Article