Numrin 10 te Barcelona mund ta marrë Rey Manaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka konfirmuar se Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë regjistruar në LaLiga dhe do të kenë të drejtë të luajnë në ndeshjen hapëse të sezonit në LaLiga Santander kundër Real Sociedad sonte.

Ndërsa shumica dërrmuese e lojtarëve kanë marrë numrin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, kështu nuk ka ndodhur edhe për futbollistin shqiptar, Rey Manajn.

Fanella Nr. 10 e Lionel Messit është numri i vetëm i disponueshëm, pas kalimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain.

Nëse Manaj do të emërohet në skuadrën e katalonasve për ndeshjen e sontme, ai mund të jetë në radhë për të veshur fanellën Nr.10, duke qenë se të gjithë anëtarët në skuadrën e ndeshjes duhet të kenë një numër midis Nr.1 ​​dhe Nr.25.

Sidoqoftë, nëse Manaj e vesh atë numër të fanellës kjo varet nga fakti nëse një anëtar tjetër i skuadrës zgjedh ta marrë atë apo jo. 

Share This Article