Nuredin Dumani merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuredin Dumani, personi që dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale, ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Dumani ka pranuar të tregojë për të gjitha ngjarjet kriminale ku është përfshirë dhe se kush ishin porositësit e krimeve që ai ka kryer.

Nuredin Dumani, ishte një prej personave më të kërkuar në vend. Ai u arrestua në Fier më 29 Mars (2022) kur po merrte ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ku ishte nisur për të kryer një atentat. Së bashku me të u arrestua edhe Henrik Hoxhaj, i cili gjithashtu ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Emri i Nuredin Dumanit del në pjesën më të madhe të dosjeve për vrasjet e kryera në Elbasan, Peqin e Durrës në 2 vitet e fundit.

Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunëtor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në pranverën e 2020-ës. Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhënia e tyre u prish, e kjo për shkak se Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Share This Article