“Nxehet” Botërori, Miss Kroacia gjen kundërshtaren e denjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ivana Knoll, Miss Kroacia e cila është bërë shumë e famshme në këtë Kupë Bote për shkak të veshjes së saj ekstravagante në stadiumet e Katarit, duket se ka gjetur rivalen e denjë në Botëror.

Bëhet fjalë për supermodelen braziliane Izabel Goulart, e cila u fotografua në shkallët e stadiumit gjatë fitores 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

38-vjeçarja, e fejuar me portierin gjerman Kevin Trapp, kishte zgjedhur një kostum të verdhë shumë seksi për të mbështetur djemtë e “Seleçaos”, por edhe për të sfiduar modelen kroate për titullin e tifozes më seksi të këtij Botërori.

Në çerekfinale, Brazili do të përballet pikërisht me Kroacinë dhe parashikohet një ndeshje e fortë jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.

Share This Article