Milan ka marrë fitore sensacionale në derbin kundër Interit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 dhe duke iu afruar edhe më shumë vendit të parë që mbahet nga zikaltërit.
Interi kaloi i pari në avantazh me Ivan Perishiqin në minutën e 38-të. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga skuadra e Inzaghit, që arriti të shënonte vetëm një herë.
Në vazhdim, ndeshja shkoi e baraspeshuar dhe pa shumë raste.
Por në skenë doli sulmuesi veteran Olivier Giroud, i cili shënoi dy herë për tre minuta për ta përmbysur rezultatin.
Fillimisht, Giroud realizoi në të 75-n, pastaj në të 78-n me një lëvizje të bukur.
Deri në fund, Milani mbeti me një lojtar më pak kur Theo Hernandez u ndëshkua direkt me të kuq.
Kjo fitore e ngrit Milanin në pozitën e dytë me 52 pikë, një më pak se Interi që mbetet i pari. Rossonerët kanë gjithashtu një ndeshje më shumë të zhvilluar.

