Nxehtësi rekord në oqeane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oqeanet kanë arritur temperatura rekorde në vitin 2018, njoftoi sot OKB-ja, që shqetësohet për rreziqet që peshojnë mbi jetën detare përballë ndryshimeve klimatike.

Kombet e Bashkuara kishin njoftuar në shkurt se periudha 2015-2018 kishte qenë më e nxehta që prej fillimit të matjeve meteorologjike.

Në raportin e publikuar sot mbi gjendjen e klimës në botë, Organizata Meteorologjike Botërore (OMM) jep saktësime në lidhje me shtimin e shfaqjeve fizike të ndryshimit klimatik, sikurse janë fenomenet meteorologjike ekstreme.

OMM-ja thekson gjithashtu edhe impaktin socio-ekonomik në rritje që ka ky ndryshim. Sipas këtij raporti, në vitin 2018, shumica e rreziqeve natyrore, viktima të të cilave kanë qenë 62 milionë persona, kishin lidhje me kushtet meteorologjike dhe klimatike ekstreme.

Share This Article