Nxënësit akoma pa libra në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë shkolla akoma mungojnë librat.

Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i arsimit Arbër Ademi kërkon mirëkuptim.

Ai premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën që vjen. Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese tek shtëpitë botuese që duhet ti distribuojnë librat të cilat mungojnë, transmeton Alsat.

“Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe ata të distribuohen. Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë tekste shkollore, mirëpo ato tekste shkollore na shërbejnë edhe për vitin e ardhshëm, për dy vite më pastaj, për arsye se afati i përdorimit të tyre është maksimum pesë vite”, tha Ademi.

Share This Article