Ushtria amerikane ka nisur të zëvendësojë raketat Stinger me interceptorë të gjeneratës së ardhshme me rreze të shkurtër veprimi, ndërsa sistemi i hershëm i armëve po bëhet gjithnjë e më i vjetëruar.
SHBA i ka kërkuar kontraktorëve privatë të ofrojnë informacione për një raketë të re tokë ajër, që do të përdoret nga sistemi Shorad i ushtrisë, në një kohë kur Pentagoni ka dërguar raketat Javelin dhe Stinger në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet përballë pushtimit rus.
Por edhe pse ushtria konsideron se versioni i raketave stinger është i vjetëruar, zyrtarët e lartë të mbrojtjes po diskutojnë me prodhuesit për shtimin e prodhimit. Një raketë e gjeneratës së re është në ndërtim dhe kjo ishte pasqyruar edhe në buxhetin e vitit 2022.
Shërbimi kërkonte 1.5 milionë dollarë fillimisht por kontrata do ti jepet kontraktorëve vetëm në tre mujorin e dytë të vitit të ardhshëm. Raketat
Stinger mund të lëshohen nga një sistem që mbahet mbi sup, por ushtria amerikane ka nisur edhe sisteme stryker të pajisur me raketa Stinger në Evropë vitin e kaluar.
Ndërkohë që ushtria pret që raketat e reja të ofrojnë shënjestër të përmirësuar, më shumë forcë vdekjeprurëse dhe rreze më të gjatë veprimi.