Nxori nga 8 metra thellësi dy fëmijë në lumin e Artës, emigranti shqiptar në spital me probleme me frymëmarrjen! Do t’i jepet nënshtetësia greke

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Levian Goga, shqiptari që u hodh në lumin Arahthos javën e kaluar në Greqi për të shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja, ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Sipas mediave greke, Leviani ka pasur kollë të fortë ditën e djeshme dhe ka vizituar një mjek privat, i cili i rekomandoi të kryente analiza më të thelluara në një spital.

Pas informimit për situatën, ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ka urdhëruar që një autoambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës (EKAV) të shkojë menjëherë për ta marrë dhe për ta transportuar drejt spitalit.

Aktualisht, Levian Goga ndodhet në spitalin e Artës, ku po i nënshtrohet analizave, dhe gjendja e tij nuk paraqet shqetësim serioz, sipas burimeve mjekësore.

Lumi ku ndodhi ngjarja
Lumi ku ndodhi ngjarja

Në shenjë mirënjohjeje për aktin e tij heroik, autoritetet greke pritet t’i akordojnë atij në mënyrë nderuese shtetësinë greke.

Por, pavarësisht gjestit të tij heroik, dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos të mërkurën (11 Maj) kanë pësuar vdekje klinike.

Sipas mediave greke, prindërit e Spyrosit 14-vjeçar, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Në lumin ku ranë dy nxënësit, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa atje ishte i pranishëm dhe shqiptari Levian Goga.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.

louloudia-xrwm

14-vjeçari dhe shoku i tij 12-vjeçar qëndruan nën ujë për 20 minuta, derisa emigranti shqiptari arriti që t’i nxjerrë nga uji.

Ndërsa u deshën edhe 30 minuta të tjera që të dërgoheshin në spitalin e Artës, ku mjekët zhvilluan “betejë” për t’i rikthyer në jetë.

Ata u transferuan më pas në spitalin e Rios ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Përafërsisht dy ditë pasi ranë në lumë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmijët pësuan vdekje të trurit.

Levian Goga dhe bashkëshorten
Levian Goga dhe bashkëshorten

Share This Article