Gazeta e famshme amerikane, “The New York Times”, ka ironizuar me teoritë konspirative kundër vaksinave të koronavirusit, duke raportuar se vaksina e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” nuk përmban mikroçipa. Ajo më pas i ka treguar të gjithë përbërësit e vaksinës që ka sjellur shpresë në tërë botën.
Vaksina e këtyre kompanive ka gjithsej 10 përbërës. Përbërës aktiv është një molekulë e quajtur “ARN-ja lajmëtare” ose mRNA, e cila përmban udhëzime gjenetike për proteinën e koronavirusit të quajtur majë.
Molekula mRNA i udhëzon qelizat njerëzore që të prodhojnë maja. Kjo e ndihmon organizmin që të njohë një ndër tiparet e virusit dhe kështu virusi të njihet dhe të pengohet, nëse përpiqet të formojë infeksion, shkruan The New York Times.
Vaksina e Pfizerit ka edhe nëntë përbërës tjerë:
-Katër lipide: Kolesterolin dhe tri lipide me emra shumë të ndërlikuar kimikë që formojnë një balonë mbrojtëse rreth mRNA-së
-Sakarozë (sheqer i zakonshëm)
-Katër kripëra: klorur të kaliumit, fosfat monobazik të kaliumit, dihidrat fosfat të sodiumit dhe kripë
Asnjëri nga këta përbërës nuk përmban mikroçipa dhe as nuk u ngjan atyre. Ata janë përbërës të zakonshëm kimikë që gjenden në vaksina dhe ilaçe të ndryshme që janë përdorur për një kohë të gjatë.
Kripërat në vaksinë e ndihmojnë që përmbajtjen e saj ta lidh me mjedisin e organizmit të njeriut, i cili e përmban përzierjen e vet të kripërave natyrale.