ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 5 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 6 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 7 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 7 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

NYT: Koronavirusi ndihmon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një shtytje nga SHBA-ja

albnews by albnews
26 March, 2020
in Kosova
0
Kabineti qeveritar shkon në Sharr, diskutohet për programin qeverisës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një shkrim pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë, KOHA ju sjell të plotë shkrimin:

Kryeministri i Kosovës u rrëzua me votë mosbesimi të mërkurën mbrëma, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth reagimit ndaj pandemisë. Kritikët thonë se edhe diplomacia amerikane pati rol.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës së vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Administrata e kryeministrit Albin Kurti ra pasi partneri i tij kryesor i koalicionit u bë bashkë me partitë opozitare për një mocion mosbesimi kundër qeverisë, duke e rrëzuar Kurtin me 82 vota për dhe 32 kundër.

Kurti vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë deri në formimin e një qeverie të re. Por rrëzimi i qeverisë së tij e lë Kosovën pa lidership të fuqishëm, në një kohë kur shumica e qeverive tjera nacionale po kërkojnë të ushtrojnë pushtetin e tyre për të luftuar pandeminë.

Votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit që kur qeveria e tij u zotua muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij për aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.

Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Votimi ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë ndaj kundër përhapjes së koronavirusit. Më shumë se 60 persona në Kosovë kanë dalë pozitivë me virusin dhe një person ka vdekur nga ai, sipas OBSH-së.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, Kurti zbatoi restriksione në lëvizjen e qytetarëve këtë javë – por pa e shpallur gjendjen emergjente.

Partnerët e tij të koalicionit mbështetën shpalljen e gjendjes emergjente që do t’i jepte më shumë pushtet rivalit politik të Kurtit, Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka një rol kryesisht ceremonial në jetën kosovare.

Për të treguar përçmimin e tyre për përleshjet politike, kosovarët goditën tenxhere e tiganë nga dritaret e tyre në disa ditë të fundit. Më shumë se 10,000 nënshkruan gjithashtu një peticion ku dënonin iniciatorët e votës së mosbesimit për “mungesë të përgjegjësisë për interesin publik dhe mirëqenien qytetare”.

Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.

Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga një mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si të zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, e edhe kundër administratës së Trumpit.

“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.

Fushata bombarduese e udhëhequr nga SHBA-ja ndihmoi Kosovën të çlirohej nga sundimi serb më 1999, por dy fqinjët ballkanikë asnjëherë nuk nënshkruan marrëveshjen finale për paqe.

Serbia me sukses ka lobuar tek disa shtete që të mos e njohin Kosovën si shtet sovran, që ka kufizuar mundësinë e Kosovës që të veprojë në skenën botërore. Si masë ndëshkimi, Kosova i vendosi tarifa të larta mallrave serbe; kjo masë doganore i ka kushtuar ekonomisë serbe së paku 160 milionë euro, sipas Institutit GAP.

Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Si urë në hapin drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë dikur të pamendueshme për kthimin e pjesëve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Por pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me Washingtonin.

Mes frikës se Thaçi veçse ishte pajtuar fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit dhe t’i mbajë tarifat si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo më nuk është çështje e presidentit tonë dhe atij të Serbisë – ka kaluar ajo kohë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result