NZZ: Kosovarët po e bartin virusin nga vendlindjet e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pjesë e madhe e rasteve të reja të infeksionit me koronavirus në Zvicër po i atribuohet personave që po rikthehen nga pushimet.

Në Kantonin e Zuerichut momentalisht ky grup përbënë një të tretën e rasteve të reja të infeksionit.

Të prekur janë veçanërisht personat që po rikthehen nga udhëtimet në Spanjë, Greqi e Qipro. Kështu që autoritetet zvicerane vazhdojnë të bëjnë thirrje që personat që nuk janë vaksinuar të testohen në rikthim.

Gazeta zvicerane “NZZ” raporton se infeksionet e reja nuk po vijnë vetëm nga shtetet e famshme për pushime, por një numër i madh është edhe nga Kosova.

Pasi shumë kosovarë kanë shfrytëzuar këtë verë që më në fund të takohen me shoqërinë e familjen në vendlindje.

“Në rikthimin e tyre po bartin disa prej tyre virusin me vete për në Zvicër. Një arsye e madhe për këtë është shifra e vogël e vaksinimeve në shtetin e Balkanit: Më pak se 10 për qind e popullatës është vaksinuar me dy doza të vaksinës”, thuhet nga NZZ.

Në Kantonin e Zuerichut shifrat e infeksionit janë rritur dukshëm. Sipas përqindjes së marrë brenda javës, i bie që çdo ditë po infektohen nga 140 persona. Po preken veçanërisht personat nën moshën 40-vjeçare – mesatarja thuhet se është 29 vjet.

Share This Article