“O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK, qytetarët dhe përfaqësuesit e PD: Aty e ke vendin!

albnews
By
1 Min Read

Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

“O hajdut, do japësh llorri, aty e ke vendin”, janë disa nga thirrjet.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet nga ana tjetër duke iu drejtuar Erion Veliaj ish-deputeti Balliu.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1132806761254088
Share This Article