“O Zot!”/ Momentet dramatike kur turistët i shpëtojnë ortekut, njëri prej tyre arrin ta filmojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetë turistë arritën të mbijetonin pasi një ortek i madh përfshiu malet Tian Shan në Kirgistan.

Madje njëri nga ata arriti edhe ta filmojë ortekun që po ‘pushtonte’ zonën përreth.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore.

Sipas The Guardian, Shimmin bashkë me nëntë personat tjerë arritën të strehoheshin në momentin që rrëshqiti orteku. Megjithatë, sipas njoftimeve, dy persona janë janë spital pasi pësuan lëndime.

Share This Article