Objekti hapësinor godet shtëpinë, familja i kërkon kompensim NASA-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një objekt që ra nga hapësira shkatërroi çatinë e një shtëpie në Florida, në një ngjarje që duket si një skenë nga një film fantastiko-shkencor.

Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve në shtëpi, objekti nuk shkaktoi të lënduar, teksa familja kërkoi një dëmshpërblim nga NASA që arrin deri në 80 mijë dollarë.

Ekspertët rrëfejnë se objekti që ra në shtëpinë e familjes Otero, ishte pllakë metalike cilindrike, nga një paletë e stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.  Agjencia amerikane e hapësirës më vonë konfirmoi se mbeturinat erdhën nga pajisjet e saj mbështetëse të fluturimit. Cilindri metalik peshonte afërsisht 700 gram.

Familja Otero ka vendosur të paraqesë një kërkesë kompensimi në NASA për dëmtimin e pronës dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetët e tyre.

“Klientët e mi duan kompensim adekuat që merr parasysh stresin dhe ndikimin që kjo ngjarje ka pasur në jetën e tyre,” tha avokati Mica Nguyen Worthy në një deklaratë.

Share This Article