O’Brien dhe Gabriel Escobar konferencë për mediat, në fokus Ballkani Perëndimor dhe stabiliteti në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe zëvendësi i tij, Gabriel Escobar, do të mbajnë sot një konferencë për shtyp, ku në fokus do të jetë Ballkani Perëndimor.

Ambasadori O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të japin një lexim të takimit të fundit të të dërguarve të Ballkanit Perëndimor nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara në Uashington.

Siç thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane, ata gjithashtu do të diskutojnë për 25 vjetorin e fillimit të Operacionit të Forcave Aleate, përgjigjen e NATO-s ndaj krizës humanitare në Kosovë dhe rrugën përpara drejt një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të begatë dhe më të sigurt.

Share This Article