OBRM-PDUKM: Nëse Zaev ka fituar më shumë vota, atëherë le të shkojmë në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “humbësi Zaev po merr peng gjithë shteti për të shpëtuar nga përgjegjësia.

“Sot 4.11.2021 është dita e katërt që kur Zaev tha se do të japë dorëheqje, ndërsa dorëheqja nuk është dorëzuar as në Kuvend dhe as që dihet nëse do të dorëzohet”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre Zaev ka gënjyer dhe se dëshiron ta ruajnë karrigen e tij me çdo kusht.

“Zaev gënjeu. A po bën Zaev njësoj si Filipçe vetëm për të ikur nga përgjegjësia dhe ta amortizojë pakënaqësinë e popullit dhe më pas të thotë se nuk do të tërhiqet”, shpërehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet dhe për këtë shkak duhet të ikë bashkë me strukturën e tij.

“Nevojitet dorëheqja e Zaevit që të ketë zgjedhje të reja parlamentare sa më shpejt. Vetëm zgjedhjet e reja do të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend që do të formojë qeveri për të zbatuar reformat dhe projektet”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Në fund ata shtojnë se Zaev po e mban shtetin në peng dhe kërkojnë të japë dorëheqje sa më shpejt.

Share This Article