OBSH: E nevojshme vaksina për COVID-19

albnews
By
1 Min Read

OBSH tha sot se zhvillimi i një vaksine të sigurt dhe efikase është i nevojshëm për të ndaluar plotësisht transmetimin e COVID-19, i cili ka shkaktuar vdekjen e rreth 115 000 personave në mbarë botën.

“Epoka e globalizimit do të thotë që rreziku i rishfaqjes së COVID-19 do të vazhdojë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për shtyp.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efikase do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin e tij”, shtoi Tedros.

Share This Article